Suela Koçibellinj, aktiviste për të drejtat e fëmijëve, e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se mësuesit nuk duhet të vishen të eksagjëruar në shkollë.
Sipas saj përballë nxënësve duhet të jesh figura e mësuesit duke shtuar se nuk duhet të tregohen linjat e trupit, qoftë dhe xhinset e ngushta.
‘Ne kemi një rregullore për veshjen në shkollë. Rregullorja thotë se nuk duhet të vishen gjëra të eksagjëruar. Nëse flasim për etikë, kryesisht në profesione të tilla, linjat nuk duhet të tregohen. Në orën e mësimit përballë nxënësve, ti duhet të jesh figura e mësuesit. Në mësim ti shkon për të thënë sa e bukur je në mendje, në sjellje dhe për t’i dhënë fëmijëve atë që po kërkojnë në shkollë”, tha ajo.