Aktivistët ia ndërpresin ligjëratën profesorit të denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual

- Advertisement -

Aktivistë të Lëvizjes Feministe Studentore, sot kanë zhvilluar një aksion, duke ia pamundësuar mbajtjen e ligjëratës profesorit Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual.

- paragrafi 1 -

Megjithatë, përmes një njoftimi, nga kjo organizatë thanë se policia erdhi “për ta mbrojtur të denoncuarin…” “…në vend se ta arrestojë atë”.

- Advertisement -

“Xhevat Krasniqit, ja ndërpremë ligjëratën, dhe e larguam nga salla. Policia përsëri erdhi në hapësirat e universitetit për të mbrojtur të denoncuarin për ngacmim seksual, në vend se ta arrestoj atë”, thanë nga kjo organizatë, për të theksuar: “Ne jemi të vendosur/a, rrugë tjetër pos përjashtimit nuk ka. Rezistenca jonë vazhdon”.

Profesori i matematikës në Fakultetin e Edukimit, Xhevat Krasniqi, është denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.

- Advertisement -

Rasti ka kaluar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës, ku po dëshmojnë studentet që e denoncuan rastin. /Albanian Education/