Aktakuzë ndaj Xhevat Krasniqit, i denoncuar nga studentet për ngacmim seksual

- Advertisement -

Profesori universitar Xhevat Krasniqi ka marrë zyrtarisht epitetin si i akuzuar, pasi KALLXO.com mëson se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur Aktakuzë ndaj tij.

- paragrafi 1 -

Burimet e KALLXO.com e kanë konfirmuar se tashmë Aktakuza ndaj Krasniqit lidhet me rastet e denoncimeve që disa studente të tij kishin bërë ndaj profesorit për ngacmim seksual.Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakuletit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

- Advertisement -

Rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi e kishte pezulluar nga puna profesorin Krasniqi.Pezullimin nga puna të profesorit Krasniqi rektori e kishte bërë pas rekomandimit të Këshillit të Etikës të UP-së.Në Vendimin e Rektoratit për këtë rast thuhej se Këshilli i Etikës e ka rekomanduar pezullimin e Krasniqit, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit.Më 07.04.2024, Kallxo Përnime transmetoi rrëfimet e studenteve dhe studentëve të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në lidhje me ngacmimet seksuale që pretendohet t’i ketë bërë profesori i Shkencave matematikore Xhevat Krasniqi.

Përveç këtyre tri studenteve në Kallxo Përnime, më 07.04.2024, rrëfyen edhe 3 djem të cilët kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngacmimeve seksuale që u ishin bërë vajzave nga viti 2022.

Pesë ditë pas transmetimit të emisionit Kallxo Përnime për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës, Prokuroria kishte autorizuar organet e rendit që të nisin hetimet.Kryeprokurori Zejnullah Gashi më 12.04.2024 kishte konfirmuar për KALLXO.com se janë intervistuar katër dëshmitarë.

- Advertisement -

“Prokuroria ka autorizuar Policinë për të ndërmarrë hetime pas publikimit. Janë intervistuar katër dëshmitarë dhe intervistat televizive janë vendosur në Dosjen e Policisë.” – kishte thënë kryeprokurori Gashi.Ky Vendim i KE-së ndaj Krasniqit kishte ardhur pas disa mbledhjeve të mbajtura nga ky Këshill, të cilat u shoqëruan edhe me protesta të aktivistëve të Lëvizjes Feministe Studentore dhe të tjerë, të cilët kërkuan përjashtimin e Krasniqit nga UP.Denoncimin me shkrim studentet e Fakultetit të Mjekësisë e kishin dorëzuar zyrtarisht më 27.02.2024, në Fakultet.Pas denoncimit të studenteve, i gjithë menaxhmenti i Mjekësisë, dekan e prodekan, ishin mbledhur më 04.03.2024, me ç’rast e kishin ftuar edhe profesorin Krasniqi për t’ia kumtuar me gojë denoncimin e studenteve ndaj tij dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Pas këtij takimi dekania e Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu e kishte përcjellë denoncimin e studenteve me shkresë zyrtare në Këshillin e Etikës të UP-së.Më 23.04.2024, aktivistet e Lëvizjes Feministe Studentore kishin bllokuar me ngjitës derën e zyrës së profesorit Krasniqi.Letra me mbishkrimet “Skenë krimi! Mos kalo!”, “ Xhevat Krasniqi nuk ke vend në UP” ishin shkruar në derë të zyrës së profesorit Krasniqi dhe në hyrje të zyrës.Ky aksion ishte vazhdim i protestës së aktivistëve të cilët kërkonin me ngulm përjashtimin e Krasniqit nga Universiteti i Prishtinës, që kur u bë publik lajmi për denoncimin e studenteve.

Në mbledhjen e KE-së më 22.04.2024 Krasniqi kishte dëshmuar para anëtarëve të KE, mirëpo ndaj tij nuk ishte marrë ndonjë vendim.Kjo revoltoi aktivistët të cilët më pas bllokuan hyrjen e Administratës Qendrore të UP-së, duke mos lejuar daljen nga objekti të anëtarëve të Këshillit dhe profesorit Krasniqi.Pas disa orësh bllokadë nga aktivistët, Policia e Kosovës kishte larguar nga salla e Admnistratës profesorin Xhevat Krasniqi dhe dy anëtarët tjerë të Këshilli të Etikës, Arben Hajdarin edhe Skënder Mujin.Pas disa minutave ata intervenuan sërish duke i larguar nga salla edhe kryetarin e Këshillit të Etikës Iset Morinën edhe anëtarin tjetër Rrezeart Galicën, të cilët kishin mbetur brenda sallës e së cilëve studentët u thanë se “i ka harruar Policia brenda sallës”.

Këshilli i Etikës së UP-së përbëhet nga katër anëtarë burra: Iset Morina (Kryetar), Skënder Muji, Arben Hajdari dhe Rrezeart Galica.Pas përfundimit të deklarimit anëtarët e Këshillit të Etikës e pyesin Xhevat Krasniqin rreth vlerësimit që ka bërë në lëndën e tij dhe për disa prej deklaratave të studenteve të cilat kanë raportuar ngacmimin.Për një studente Krasniqi tha se në protestë është shprehur që “m’ka ngacmu”, mirëpo sipas tij “nënshkrimin s’e ka fare në Ankesë”.Rreth shprehjes e cila është deklaruar nga 27 studentet e Mjekësisë se Krasniqi i ka pyetur se “Çka ki nën fustan?”, ai ka thënë se i pyet pasi dyshon se kopjojnë.

“Më pyesin: A i ke thanë ti studentes ‘Çka ki nën fustan’? Kurrë s’e kam thanë. Ka ndodhë: ‘Çka ki aty’, e qet telefonin, tu kopju. Krejt këmbët i shkruajnë me formula të Matematikës, edhe duart.” – kishte thënë Krasniqi.Krasniqi kishte përmendur rreth gjashtë profesorë të Matematikës të cilët kanë ligjëruar më herët në Mjekësi. Këshilli i Etikës e ka pyetur se cilët janë arsyet e largimit të këtyre profesorëve, sipas tij.“Në mesin e tyre një profesor që ka qenë goxha gjatë aty, vjen në një pozitë që studentët i pytë me detyra të klasës pestë. Kot është, sepse ata dojnë m’i vendos notat veç qysh dojnë ata.” – kishte deklaruar Krasniqi.Këshilli i Etikës e kishte pyetur se a mund të konstatohet pretendimi i tij se kjo është një fushatë për largimin e tij nga Universiteti i Prishtinës.

Këshilli i Etikës kishte vazhduar ta pyesë se a ka pasur studentë të tjerë prezent kur pretendohet se është thënë fjala “masazh” ndaj një studenteje nga ana e tij. “Po çfarë masazhe po flitet aty, po na e kem detyrë zyrtare. Në asnjë mënyrë, aty thotë, njihere jena kanë vetëm, tani dalim dy-tre dëshmitarë. Në asnjë mënyrë s’ka ndodhë ajo hiç.” – kishte thënë Krasniqi.Më tej, nga Këshilli i Etikës thanë se kanë parë disa Vlerësime të performancës së tij si profesor, që i ka sjellë Fakulteti i Edukimit dhe se për Degën e Farmacisë në Mjekësi, nga ku është raportuar për ngacmim, ai u kishte premtuar se do t’i sjellte Raportet e Vlerësimit të studentëve.Krasniqi kishte thënë se nuk e ka dëgjuar se do t’i sillte Raportet e vlerësimit të studentëve të Farmacisë.Artikullin e plotë rreth deklarimit të Xhevat Krasniqit mund ta lexoni këtu.

Profesor Xhevat Krasniqi para Këshillit të Etikës: Unë nuk e kam ngacmuar asnjë studente