E diel, 23 Shkurt, 2025

Aksident në magjistralen Pejë-Mitrovicë, lëndohen 12 nxënës dhe dy shoferë

- Advertisement1-

12 nxënës dhe dy shoferë të automjeteve kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Gurrakoc.

Këtë e ka konfirmuar për AlbanianEducation.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

- Advertisement -

Sipas Gashit, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kombi-bus me nxënës.

“Sot rreth orës 13:07 Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë – Mitrovicë konkretisht në fshatin Gurrakoc. Më të marrë lajmin policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë dhe një kombi-bus me nxënës. Nga ky aksident janë lënduar 14 persona prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve”, ka thënë Gashi për AlbanianEducation.net.

Sipas Gashit, të lënduarit kanë pranuar tretmanin mjekësor, ku të gjithë më pas janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në spital.

“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë liruar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, tha Gashi. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...