Akreditohen tri programe të reja master në Universitetin e Prizrenit

- Advertisement5 -

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një sukses të rëndësishëm akademik me akreditimin e tri programeve të reja të studimeve master, të miratuara nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e tij të 149-të, të mbajtur më 18 maj 2026.

- paragrafi 1 -

Ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e ofertës akademike dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale e shkencore të universitetit, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe zhvillimin e arsimit të lartë në vend.

- Advertisement - M1

Programet e akredituara janë:

– Fakulteti i Edukimit – Edukim dhe Mësimdhënie në Matematikë në Gjuhën Turke, MA

– Fakulteti Juridik – Legjislacion dhe Institucionet e Bashkimit Europian, LLM

- Advertisement - m2

– Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit – Shkencat Pyjore dhe Ekologji Pyjore, MSc

Këto programe janë aprovuar me kuota të përcaktuara studentësh dhe me vlefshmëri trevjeçare të akreditimit, duke dëshmuar përmbushjen e standardeve të cilësisë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe organizim akademik.

Rektori i universitetit e ka vlerësuar këtë arritje si një dëshmi të përkushtimit institucional për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe zgjerimin e ofertës akademike në përputhje me nevojat e kohës.

“Akreditimi i këtyre programeve të reja master është një sukses i rëndësishëm për universitetin tonë dhe për gjithë komunitetin akademik. Kjo arritje reflekton punën dhe angazhimin e stafit akademik e administrativ në krijimin e programeve cilësore dhe konkurruese,” ka theksuar rektori.

Me këto programe të reja, Universiteti “Ukshin Hoti” vazhdon të zgjerojë ofertën e tij akademike dhe të forcojë rolin e tij si një institucion i rëndësishëm i arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon.

Shqip | English