E premte, 13 Dhjetor, 2024

Ajo është vërtet një mrekulli: Vajza e vogël jeton me zemrën jashtë koshit të kraharorit / VIDEO

- Advertisement1-

Ajo është vërtet një mrekulli: Vajza e vogël jeton me zemrën jashtë koshit të kraharorit.

Virsaviya Borun-Goncharova (11) është lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik, i cili prek një bebe në një milionë sosh

- Advertisement -

Edhe pse prognozat kanë qenë se nuk do të mbijetojë, ajo sot është një vajzë e lumtur.

Virsaviya (11) është lindur në Rusi me zemrën e cila është zhvilluar jashtë koshit të kraharorit, shkruan Metro, përcjell Telegrafi.

Nënës së saj mjekët i kanë thënë që me siguri do të vdesë gjatë shtatzënisë apo gjatë lindjes. Mirëpo, ajo ka mbijetuar dhe sot është një vajzë e lumtur, e cila dëshiron të këndojë, të vallëzojë dhe të lozë me miqtë.

Për shkak të sëmundjes së saj, familja është shpërngulur në SHBA.

– Ajo vërtet është mrekulli dhe e dua ashtu siç është. Është absolutisht e veçantë. Vëllai i saj, Ervin, dëshiron t’i afrohet zemrës së saj dhe ta prekë. Mendon që zemra e saj është e magjishme dhe e bukur – ka thënë Dari, e ëma e Virsaiviynit.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Vajza vuan nga një sëmundje e lindur jashtëzakonisht e rrallë. Duhet patjetër të kujdeset që të mos lëndojë gjoksin, sepse atëherë do të ishte një situatë shumë serioze.

Për të mbrojtur zemrën dhe për të penguar çfarëdo lëndimi, zakonisht bart mbrojtëse gjoksi.

Gjatë këtyre viteve, Virsaviya ka kaluar shumë kohë në spital, mirëpo ndonjëherë i nevojitet oksigjen në mënyrë që të mos bjerë tepër ulët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...