Një Ajnshtajn i vogël. 13 vjeçari nga Minesota që filloi të studionte matematikë që në moshën 3 vjeçare tashmë është gati të fillojë kolegjin në fizikë dhe është pranuar në programin PhD, por prindërit e tij kërkojnë ndihmë financiare pasi ai është shumë i vogël për t’i mbuluar vetë.
Elliott Tanner është pranuar për të vazhduar studimet e larta për fizikë dhe matematikë në Universitetin e Minesotës.Ai është vlerësuar me një mesatare prej 3.78 pikësh, duke u pranuar kështu në programi PhD.
Elliot dëshiron të bëhet një fizikant e teoricient shumë i famshëm mirëpo kosto e shkollimit të tij është një pengesë për këtë gjë.Edhe pse ata janë rezidentë në Minesota,familja e tij duhet të paguajë një shumë prej 40,600 dollarësh për sezonin e vjeshtës dhe të pranverës dhe 20,300 dollarë për semestër.
Elliot qysh i vogël njihej si një fëmijë me një dhunti të veçantë. Ai filloi të studionte matematikë që në moshën 3 vjeçare dhe në moshën 9 vjeçare filloi të merrte leksione të kolegjit.Për familjene tij ishte një tragjedi e vërtetë kur morën vesh që universiteti nuk i mbulonte shpenzimet e shkollimit të tij.
Ndërkohë një fondacion GoFoundMe u hap për Elliotin dhe u mblodhën rreth 25,059 dollarë nga synimi prej 44.000 për të mbledhur deri të dielën.
Të premten mamaja e tij tha që familja e kishte siguruar financimin e plotë të një viti shkollimi për Elliotin dhe se djali ishte pranuar në Kolegjin e Minesotes.
Ai zyrtarisht do të diplomohet për shkencë në fizikë dhe matematikë në 12 Maj 2022.