- Advertisement1-
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si duket ka planifikuar shumë udhëtime jashtë vendit.
Kjo ministri tashmë ka zgjedhur edhe kompaninë që do t’i blejnë biletat për udhëtim me aeroplan.
- Advertisement -
MASHTI d o të shpenzojë plotë 117 mijë euro për shërbimet e transportit ajror për stafin e MAShTI-t, raporton Gazeta10.
Për këtë gjë tashmë janë kryer edhe procedurat e prokurimit, ku edhe është zgjedhur kompania fituese.
Në këtë tender kanë aplikuar 3 kompani, oferta më e shtrenjtë ka qenë ajo në vlerë prej 119 mijë e 289 euro, përderisa kompania fituese thuhet se ka pasur çmimin më të ulët, atë në vlerë prej 117,003.00 eurove.