E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizrena

- Advertisement1-

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i shkollës:

- Advertisement -

AGRON SPAHIU – MËSIMDHËNËSI MË I DALLUAR I SHKOLLËS SONË

Sot, më 26 shkurt 2025, në një takim të Këshillit të Arsimtarëve të shkollës sonë, të kryesuar nga drejtoresha znj. Behare Kryeziu, arsimtarët përzgjodhën mësimdhënësin më të dalluar për vitin shkollor 2024/2025.

Pas disa diskutimesh e propozimesh, në fund epiteti i mësimdhënësit më të dalluar të shkollës i takoi mësimdhënësit Agron Spahiu, për të cilin votuan shumica e arsimtarëve.

Kësisoj mësimdhënësi i përzgjedhur Agron Spahiu është nominuar për të marrë pjesë në garën për çmimin tradicional “Shaban Jashari”, i cili mbahet çdo vit për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Në emër të stafit të shkollës sonë i urojmë shëndet dhe suksese mësues Agronit!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...

Malvina Lamçe Rista: Autoriteti dhe respekti i mësuesit: Fuqia e fjalës dhe profesionalizmi

Në botën e edukimit, autoriteti dhe respekti nuk janë dhurata që mësuesi i merr...