Me rastin e shënimit të Dita e Mësuesit dhe përvjetorit të hapjes së Shkolla e Parë Shqipe në Korçë më 7 mars 1887, drejtoria dhe kolektivi i Shkolla e Mesme e Lartë “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe kanë vlerësuar mësimdhënësin e Edukatës Fizike, Agron Haliti, si mësimdhënësin më të dalluar dhe më të suksesshëm për vitin shkollor 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky vlerësim vjen si rezultat i angazhimit dhe kontributit të tij të vazhdueshëm në edukimin fizik të nxënësve, si dhe në promovimin e aktiviteteve sportive brenda dhe jashtë shkollës.
Stafi i shkollës i ka uruar profesor Halitit punë të mbarë dhe suksese edhe më të mëdha në fushën e edukatës fizike, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj në sporte të ndryshme.
