Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

- Advertisement -

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të Ditës së Mësuesit, 7 Marsi në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

📌Në mbledhjen e mbajtur me Këshillin e arsimtareve më datë 24.02.2025, arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, u zgjodh arsimtar i dalluar për nder të Ditës së Mësuesit, 7 Marsi.

Për këtë arritje, Drejtoria e shkollës i ndau mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij të shkëlqyer në fushën e arsimit. Ky nderim pasqyron vlerësimin e kontributit të tij të shquar në zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit dhe formimin e brezave të rinj.

🖇Përzgjedhja e arsimtarit Agron Gashi është një përzgjedhje plotësisht e merituar. Përveç angazhimit të tij të palodhur në procesin edukativo-arsimor brenda institucionit edukativo-arsimor, ai ka marrë pjesë në shumë gara dhe aktivitete të ndryshme.

- Advertisement -

Gjatë këtyre aktiviteteve, ai ka punuar ngushtë me nxënësit e shkollës sonë dhe ka arritur rezultate të shkëlqyera, duke kontribuar ndjeshëm në sukseset e nxënësve.

Ky angazhim dhe rezultatet e tij të larta janë një dëshmi e pasionit dhe profesionalizmit të tij për arsimin.