Një profesor i dalluar i matematikës dhe një rekordmeni i Guinness në zhonglim me top futbolli. Sigurisht një rast unik që jo vetëm nxënësit e tij, por e gjithë Kosova krenohet me sukseset e tij. Ky është Agim Agushi, profesori nga Smira e Vitisë, që përveç di të zgjedh probleme matematikore, mund të luajë me top mbi kokë si askush tjetër.
“Është kënaqësi, por edhe përgjegjësi të punosh me nxënës. Të punosh në arsim është sikur të ecësh nëpër tehun e shpatës. I lumi ai që shpëton pa u gërvishtur”, ka deklaruar ao.
Ai ka rrëfyer dhe një moment që do ta kujtojë përherë.
“Nuk do e harroj asnjëherë datën 4 korrik 2019 kur në objektin e gjimnazit sfidova rekordin Guinness ku në këtë rast emri i gjimnazit futet në Librin Guinness, dhe fakti tjetër se rekordi u organizua për nderë të ditës së Pavarsisë së SHBA-së”, ka deklaruar ai.
Kurse sa i përket interesimit të nxënësve për lëndën e matematikës pohon se ka interesim.
“Interesimi është deri diku i kënaqshëm, por ju duhet përkrahje e madhe nga mësimdhënësit që nuk ju mungon asnjëherë. Unë jam i kënaqur”, thotë ai. (Albanian Eduation)