Age Gjonaj Dedaj është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar për vitin shkollor 2025/2026 në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla në njoftim thotë se ky vlerësim është bërë përmes një procesi transparent në Këshillin e Mësimdhënësve, si shprehje mirënjohjeje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në edukimin dhe formimin e nxënësve.
Mësimdhënësja Age do ta përfaqësojë shkollën edhe në nivel komunal.
Njoftimi i shkollës:
👩🏫 Përzgjedhja e Mësimdhënësit të Dalluar për Vitin Shkollor 2025/2026 🎓
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit 📚, shkolla jonë ka përzgjedhur Age Gjonaj Dedaj 👩🏫 si mësimdhënëse e dalluar për vitin shkollor 2025/2026.
Ky vlerësim është bërë përmes një procesi transparent në Këshillin e Mësimdhënësve 🤝📋, si shprehje mirënjohjeje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në edukimin dhe formimin e nxënësve tanë 📖.
Mësimdhënësja jonë do ta përfaqësojë shkollën edhe në nivel komunal 🏫➡️🏢, duke qenë një shembull i denjë i vlerave arsimore.
👏 Urime dhe suksese të mëtejme në këtë përfaqësim të denjë! 🌷🌟