U zgjodhën më të mirët në Dubai për matematikë, nxënësit shqiptarë mbarojnë 30 pyetje për 3 minuta.
Molos Gashi dhe Ag Abazi janë dy djemtë që kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ata kanë shkëlqyer në garën e matematikës në Dubai.
Agu është shpallur për herë të katërt më i miri në botë.
Këtë herë, Ag Abazi, nxënës i klasës V-2, Në Garën Ndërkombëtare të Inteligjencës – Matematikës, të mbajtur në Dubai, ka marrë medaljen e artë.
Agu ka thënë se detyrat i zgjidh fiks në kohë.
“Unë kam fituar vendin e parë në garë dhe kam marrë një kupë. Nuk kisha emocione, jam mësuar me ushtrimet dhe i zgjidh fiks në kohë. Mua më pëlqejnë pjesëtimet në matematikë”, ka deklaruar Agu.
https://abcnews.al/u-zgjodhen-me-te-miret-ne-dubai-per-matematike-nxenesit-shqiptare-mbarojne-30-pyetje-per-3-minuta/