I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi ka prezantuar veprën gjigante kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Për këtë punim, vet Fatjoni ka thënë se është një art pixel “gjigant”, apo art në katror.
Vepra është realizuar në mbi 20 metra katror, me afro 11 mijë thyerje të letrave dhe mbi 1 mijë letra të vendosura me dorë.
Ky projekt është realizuar për Ditën e Flamurit dhe nderimin e Familjes Jashari.


Postimi i tij i plotë:
ot po ndaj me ju një pjesë të punës sime artistike më të madhe deri tani: veprën kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, të realizuar në mbi 20 metra katrorë, me afro 11.000 thyerje të letrave dhe mbi 1000 letra të vendosura me dorë.
Ky punim është një art pixel “gjigant” (art në katror)
Ky punim nuk është thjesht art.
Është përulësi, amanet dhe respekt i thellë për sakrificën e Familjes Jashari — themelet e lirisë sonë. 🇦🇱🇽🇰🔥
Realizimi u mundësua me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Në Palestrën “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Lavdi heronjve të kombit!
Lavdi Familjes Jashari! 🇦🇱🙏
💥 Ekspozita është e hapur nga e hëna deri të premten, 11:00 – 16:00. 💥
Ejani, vetëm një hap larg amanetit të Drenicës. 🇽🇰🔥