Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i shkollës:
Në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, të datës 24.02.2025, Këshilli i mësimdhënësve e përzgjodhi znj.Afërdita Kçiku, “Mësimdhënëse e dalluar”, për vitin shkollor 2024/25.
Me kërkesë të MASHT -it, për nderë të Ditës së Mësuesit, çdo vit shkollor këtë epitet Këshilli i Arsimtarëve ia dedikon mësimdhënësit që ka treguar përformancën më të mirë brenda një viti shkollor.
Këtë vit me plot meritë ky epitet i takon mësimdhënëses së matematikës, znj. Afërdita Kçiku, e cila në të njëjtën kohë kryen edhe punët dhe detyrat e koordinatorës së cilësisë në shkollën tonë.
Urimet më të mira për Afërditën!
Shëndet dhe suksese tutje!