Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

- Advertisement -

Nga Adriatik Kelmendi

- paragrafi 1 -

Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2.

- Advertisement -

Le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit.
Kaq.

Kështu mund të shkruhet nëna dhe babai; ose vetëm nëna, ose vetëm babai (të cilët marrin barrën ta bëjnë rolin e të dyve për fëmijët e tyre); ose edhe kushdo që e merr barrën të përkujdeset për fëmijën, le ta gëzojë titullin prind.

Thjesht.

- Advertisement -

Ka tema shumë me më rëndësi sesa keqkuptimet e panevojshme që sjellin hollësitë si kjo me “prindin 1” dhe “prindin 2”.

E rëndësishme është se kush kujdeset për fëmijën dhe sa rëndësi i kushtojnë.

Se ka edhe prind që kurrë nuk e meriton epitetin e tillë!