E shtunë, 27 Korrik, 2024

Adriana Matoshi tregon arsyen e kthimit në skenën kinematografike

- Advertisement1-

Aktorja e njohur Adriana Matoshi është njëra ndër aktoret më të suksesshme në vendit tonë.

Aktorja ka kohë që e ka lënë teatrin dhe tash iu është përkushtuar filmit, gjatë kësaj kohe ajo ka qenë pjesë e shumë filmave shqiptar që kanë pasur shumë sukses.

- Advertisement -

Filmi i fundit ku kishte marrë pjesë Adriana ishte filmi Zana, ky film pati shumë sukses dhe ishte ndër filmat më të shikueshëm shqiptar.

Ky film ishte i bazuar në ngjarje të vërtetë ku trajton temën e gjatë luftës, ku dy motra kishin humbur nënën dhe motrën e tyre.

Ndërkaq aktorja këto ditë ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku kishte treguar arsyen e kthimit në skenën kinematografike, duke e lënë kështu teatrin në rend të dytë.

“Si e vogël unë gjithmonë kam ëndërruar të bëhem aktore, unë kam pasur shtëpinë afër një teatri dhe gjithmonë gjersa kaloja andej thosha me vete, unë një ditë do të jem pjesë e kësaj skene.”

“Unë kam filluar karrierën si aktore teatri, por me kalimin e kohës pata rastin të luaja në shumë filma shqiptarë dhe kjo bëri që unë t’i largohem teatrit dhe të filloja të merresha me rolet e filmave të ndryshëm shqiptarë.”

“Filmi “Rikthimi” në vitin 2012 më bëri t’i kthehesha përfundimisht filmit, dhe që nga atëherë unë më shumë i përkas filmit se sa teatrit”, përfundoi aktorja e famshme, Adriana Matoshi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...