Adriana Kola-Gjoka është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Kadri Kusari” në Gjakovë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë:
Duke u bazuar në kërkesën e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoria Komunale të Arsimit në Gjakovë për nominimin e mësimdhënësit të dalluar me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shkolla jonë ka përzgjedhur znj. Adriana Kola-Gjoka si mësimdhënëse e dalluar për vitin shkollor 2025/2026.
Ky vlerësim është bërë përmes një procesi transparent në Këshillin e Mësimdhënësve, si shprehje mirënjohjeje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në edukimin dhe formimin e nxënësve tanë 📖
Urime dhe suksese të mëtejme në këtë përfaqësim të denjë!
