Mediat sociale mund të kenë efekte negative por ka disa gjëra pozitive që mund të mësohen dhe, në shumë raste, të shpëtojnë jetë.
Kështu ka ndodhur me rastin e një adoleshenteje në SHBA, e cila u shpëtua nga duart e një 61-vjeçari që e rrëmbeu, pasi bëri gjestet e “rrezikshme” që kishte parë në TikTok, për të paralajmëruar se po rrëmbehej.
Vajza e cila ndodhej në pjesën e pasme të një kamioni ka bërë gjeste në një automjet që kalonte, që nënkuptonin se ishte në rrezik. Kur shoferi kuptoi se çfarë do të thoshte shenja e dorës së vajzës, lajmëroi policinë, duke rezultuar në arrestimin e James Brick. Sherifi i qarkut Laurel John Root shpjegoi se si policia arriti ta gjente atë.
Në veçanti, ai tha: “Ai ka vërejtur një pasagjere femër duke bërë disa gjeste. Kur e kuptoi se çfarë donin të thoshin, na lajmëroi dhe tha se vajza duket se ishte në rrezik. Përveç kësaj, denoncuesi ka theksuar se automjeti drejtohej nga një burrë. Pasi policia ndaloi makinën, kuptoi se ishte një e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.”