E diel, 23 Shkurt, 2025

Adina Osmani nga Universiteti i Tetovës, fituese e çmimit “Unaza Inxhinierike”

- Advertisement1-

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, më 11 korrik 2024 morën pjesë në evenimentin e Unazës Inxhinierike që u organizua nga Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë së Veriut dhe Asociacioni i Shoqatave të Inxhinierëve.

Këtij aktiviteti, për herë të parë i është bashkuar edhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës.

- Advertisement -

Unaza Inxhinierike është çmim që u jepet studentëve të diplomuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me notë mesatare më të lartë, ndërsa këtë vit, Komisioni për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve të nominuar për çmimin e Unazës Inxhinierike, ka përzgjedhur edhe studenten e Universitetit të Tetovës, Adina Osmani nga programi studimor Inxhinieria e Komunikacionit – Transportit në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, si një ndër fitueset e Unazës Inxhinierike, bashkë me 14 kandidatë të tjerë.

Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë së Veriut, është organizata më e madhe dhe më e vjetër që i bashkon inxhinierët nga të gjitha disiplinat, duke ndjekur angazhimet e tyre për t’u përballur me sfidat – përmirësimin e klimës sociale për inxhinierinë dhe inkurajimin e të rinjve për të zgjedhur një profesion në inxhinieri.

Nga viti 2003 kjo organizatë ka qenë zëri i inxhinierisë mes të rinjve, e cila vendos për ndarjen e Unazës Inxhinierike. Shtatë vjet më vonë, këtij misioni i bashkohet edhe Dhoma e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Autorizuar në bashkëpunim me Presidentin e vendit, në një manifestim që tradicionalisht mbahet në Ohër, ndërsa këtë vit pjesë e këtij eventi ishte edhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i UT-së.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm shumë personalitete si Ministri i Arsimit, rektorët dhe dekanët e të gjitha fakulteteve dhe universiteteve pjesëmarrëse në eveniment.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....