E diel, 19 Janar, 2025

Adhara Perez, 10-vjeçarja me IQ më të lartë se Ajnshtajni dhe Hawking

- Advertisement1-

Adhara Pérez është një 10-vjeçare e diagnostikuar me Autizëm dhe megjithatë ajo është një nga njerëzit më të zgjuar në Meksikë dhe me sa duket në të gjithë botën. Historia e Adhara Perezit të vogël na çon në Meksikë dhe konkretisht në lagjen Tlavac, një lagje e rrënuar.

Në vetëm 3 vjeçe, ajo u diagnostikua me Sindromën Asperger. Në shkollë ajo u përball me bullizmin. Shokët e saj të klasës e quanin atë një “budallaqe” dhe mësuesit e saj nuk ishin veçanërisht optimistë për të ardhmen e saj.

- Advertisement -

“Në një kërcim shkolle e pashë duke luajtur brenda një shtëpie të vogël. Shokët e saj të klasës e mbyllën brenda dhe filluan ta thërrisnin “budallaqe” dhe ta godisnin. Nuk doja që ajo të vuante. Ajo më tha se nuk donte të shkonte më në shkollë dhe hyri në depresion.”, kujton nëna e saj, Nallely Sánchez.

Adhara bintw në gjumë gjatë orës së mësimit, por as mësuesit dhe as prindërit e saj nuk dyshonin për arsyen: Ajo e kishte mësuar prej kohësh lëndën e matematikës dhe niveli i klasës së saj nuk ishte më i duhuri për të. Por prindërit e saj, duke kërkuar ndihmën e ekspertëve, përfunduan në një qendër për fëmijët e talentuar, ku gjithçka ndryshoi.

Shkencëtarët, duke kryer një sërë testesh inteligjence, zbuluan se vajza kishte një IQ prej 162 , më të lartë se gjenitë si Ajnshtajni apo Hawking. Fatkeqësisht, nuk ka shkolla publike për fëmijët e talentuar në Meksikë dhe prindërit e saj nuk mund të përballonin institucionet private.

Kështu, Adhara përfundoi shpejt arsimin fillor dhe të mesëm dhe aktualisht është në universitet, duke studiuar dy lëndë në Inxhinieri në të njëjtën kohë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...