Mësimdhënësi Adem Shabani nga shkolla “Hyzriu e Samiu” në Letanc të Podujevës është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në nivel komunal për ciklin VI-IX.
Ky vlerësim vjen si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të tij të vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor, si dhe kontributit të dhënë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit të nxënësve.
Shabani vlerësohet për punën profesionale, përgatitjen pedagogjike dhe përkushtimin ndaj nxënësve, duke shërbyer si shembull i mirë për komunitetin arsimor në komunë.
Ky vlerësim konsiderohet një motivim shtesë për të vazhduar me përkushtim në misionin e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja.