E enjte, 16 Janar, 2025

Nga Adem Lushaj: Jam i gatshëm që secilit t’ia lëshoj vendin e punës, por mos më fyeni për punën që bëj si mësimdhënës

- Advertisement1-

Jam mësimdhënës që nga viti 1987. Po filloj vitin e 36-të si mësimdhënës i matematikës.

Edhe pse me dy master dhe me pretendim për doktoraturë, veten e quaj mësues. Pra, vetëm mësues, pa përmendur asnjë titull shkencor. Jam i gatshëm që secilit t’ia lëshoj vendin e punës. Kushdo që mendon se do punon më shumë, le të vjen në vendin tim. Jam mësimdhënës në “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë.

- Advertisement -

Mos më fyeni për punën që bëj. Edhe dikur më fyenin dhe më maltretonin. Më nxirrnin nga ora e mësimit. Na kanë ndalë pagat se nuk jemi nënshtruar asnjëherë. Arsimi nuk është nënshtruar. Na mbajti populli. Na mbajtën nxënësit. Prapë, do na mbanë populli dhe nxënësit!

Mos më ofendoni për kërkesën që të kemi dinjitet karshi krimit të politikës.

Jam krenar që jam mësues!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet Hafize Gjonbalaj Berisha, sekretare e shkollës “Bajram Curri” në Sllatinë

Është pensionuar Hafize Gjobalaj Berisha, sekretare e shkollës "Bajram Curri" në Sllatinë të Fushë...

Pensionohet arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli nga Prishtina

Është pensionuar arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Pjetër Bogdani"...

Shkolla “Mushnikova” në Prizren mban ligjëratë për Masakrën e Reçakut

Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e ngjarjeve historike, në shkollën "Mushnikova" në Prizren...

Nga Asllan Bajrami: Si të ngrisim cilësin në arsim?

Mendoj që shkolla , menaxhmenti dhe stafi mbështetës luajn rolin kyq dhe primar në...