Adelina Pali – autore/publiciste dhe poete shqiptare

- Advertisement5 -

Adelina Pali është autore/publiciste dhe poete shqiptare. Ka lindur më 1 korrik 1982 në Tiranë.

- paragrafi 1 -

Ka përfunduar studimet e larta me korrespondencë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në degën Gjuhë-Letërsi. Nga viti 2001 deri në 2004 ka punuar si mësuese.

- Advertisement - M1

Në vitin 2005 është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në Kretë të Greqisë. Pas 13 vitesh, në vitin 2018, është rikthyer në atdhe së bashku me familjen, duke rifilluar pasionin e saj të hershëm për letërsinë dhe shkrimin.

Në shkurt të vitit 2021 botoi librin e saj të parë me poezi, me titull “Pa Ty”.

Në prill të vitit 2022 publikoi vëllimin e dytë poetik “Fole Mirësie”.

- Advertisement - m2

Ndërsa në tetor të vitit 2023 erdhi me vëllimin e saj të tretë “Dehja Ime”.

Aktualisht është e vetëpunësuar në biznesin e saj të artit dhe estetikës, ku gjithashtu ushtron edhe pasionin për pikturën.

Adelina Pali ka qenë pjesëmarrëse në shumë evente, takime dhe festivale letrare brenda dhe jashtë Shqipërisë, si:

“Azem Shkreli” në Pejë

“Ora e Maleve” në Rozhaj

“Takimet Poetike në Shar” në Tetovë

“Hyjnesha Ilire Thana” në Kërçovë

“Fjala Poetike” – organizuar nga Klisenko Tiranë

“Flakadani i Karadakut” në Viti, Kosovë

“Takimet e Poeteshave Shqiptare” në Vushtrri

Antologjia ndërkombëtare “Newsworthy Channel”, New York

Shumë antologji të tjera brenda dhe jashtë vendit

1000004941 1

Vlerësime dhe çmime:

Çmimi “Fran Tanushi” – nga Akademia Mirdita

Çmimi “Fjollë Dashnie” – Klubi Letrar “Ndoc Gjetja”, Lezhë

Çmimi “Malli Poetik” – për poezinë më të mirë të vitit 2023 në Kosovë

Çmimi “Poetesha Më e Mirë” – në Takimet Ndërkombëtare “Azem Shkreli”, edicioni i 20-të (2024)

Çmimi “Mysafire Nderi” – në Vushtrri, më 2 nëntor 2024

Titulli “Ambasadore e Paqes” – dhënë më 20 tetor 2023

Çmimi “Diplomë Ekselence”- në Bruksel më 17.02.2026

Aktivitet tjetër:

Themeluese e Festivalit Kombëtar Letrar “Nën Dritën e Fjalës”, krijuar në korrik të vitit 2025

E angazhuar në projekte humanitare për ndihmë ndaj familjeve në nevojë.

Pjesë e projektit afatgjatë për “Zgjerimin e Bibliotekave në Burgje”, me 12 aktivitete të realizuara deri më sot, përfshirë edhe atë në Prishtinë.

1000004941