E hënë, 20 Janar, 2025

Adelina Mina: Analfabetizmi funksional nis nga braktisja e mësimeve

- Advertisement1-

“Nxënësi nuk thellohet, nuk jep ide, nuk mund të analizojë apo krahasojë, por thjesht qëndron pasiv. Të menduarit kritik është themeli i formimit të dijeve” , shkrim nga mësuesja Adelina Mina.

Të gjithë fokusohemi ta fillojmë çdo vit shkollor sa më mbarë, suksese e me arritje të realizuara. Por realiteti na zhgënjen, na errëson me gjithçka po ndodh.

- Advertisement -

U rrudh numri i nxënësve, fenomeni “TopKlass” duke na shkëputur vëmendjen nga ngërçi që nuk kapërdihet “ANAFALBETIZMI FUNKSIONAL”. Këtë e dëshmon çdo ditë e më shumë përditshmëria në auditorët e shkollave.

Nxënësve që tashmë vijojnë në çdo ditë janë të lumtur nga jashtë, të qeshur, zbaviten me njëri-tjetrin, argëtohen, bëjnë humor, por ajo që dhemb fort, që fillon në zanafillë të rrugëtimit të dijes, që përbën sfidë në çdo aspekt, që traumatizon themelet e dijes është BRAKTISJA NGA MËSIMET, FORMALITETI.

Si t’a kuptojmë ANALFABETIZMIN FUNKSIONAL?

Nuk është një analfabet që nuk di të shkruajë apo të lexojë, në të mësuarit me kompetenca , TË MENDUARIT KRITIK është themeli i formimit të dijeve nga fillimi deri kur mbaron. Nxënësi nuk thellohet, nuk jep ide, nuk mund të analizojë apo krahasojë, por thjesht qëndron pasiv; mezi arrijnë të shkruajnë e të lexojnë. Kështu përcjellim nxënësit nga klasa në klasë e meriton apo jo të kalojë.

Këtë shqetësim që ka kapluar e mbërthyer dhimbshëm këtë pjesë jetike filizash pasi ndërhyjnë një sërë faktorësh në familjet e tyre, në shoqëri e kudo në aktualitetin akademik, besoj e ndjejnë e gjithë ajo armatë arsimtarësh të devotshëm me pikëllim të madh dhe pse shumë reforma në arsim janë ndërmarrë si risi më të avancuara e më të integruara. Kjo rrjedhë sa vjen e thellohet pavarësisht statistikave dhe përqindjeve në kalueshmëri e vlerësimeve me nota.

Si do të na shërbejnë në shoqëri në hallka të ndryshme të jetës këta nxënës?!

- Advertisement -rrrrrrr

Nga Adelina Mina, mësuese në shkollën 9-vjeçare, Rreth – Greth, Rrogozhinë.

©Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...