“Abetarja e Përbashkët” ua futi tmerrin kosovocentristëve

- Advertisement -

Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes ka bërë një koment interesant mbrëmë, duke sulmuar ata që i quan “kosovo-centristë”.

- paragrafi 1 -

Sipsa tij, hapat konkretë nga dy qeveritë (Kosovë-Shqipëri” për (sic) “interim brendakombëtar (qoftë edhe abetarja e përbashkët) sikur ua fut tmerrin” kosovo-centristëve.

- Advertisement -

Kujtojmë se këshilltar i Qeverisë Kurti për mbikëqyrjen e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri është hiç më pak se Hysamedin Feraj.

“Kosovocentristët kur rrëshqasin në histeri, tek përshkruajnë oponentët e tyre politik apo intelektualët idealistë, sidomos kur ata janë të angazhuar në VV, i “portretizojnë” si “nacional-socialist” ose “albanocentrik”!” – ka pretenduar z. Ramabaja.

Ai ka shkuar edhe më larg duke nënkuptuar se (sic) “histeria e Vuçiqit” mund të ketë infektuar edhe kosovo-centristët.

- Advertisement -

Statusi i plotë:

Kosovocentristët kur rrëshqasin në histeri, tek përshkruajnë oponentët e tyre politik apo intelektualët idealistë, sidomos kur ata janë të angazhuar në VV, i “portretizojnë” si “nacional-socialist” ose “albanocentrik”!

Çfardo hapi konkret që bëhet nga dy qeveritë e dy republikave tona për integrim brendakombëtar [qoftë edhe abetarja e përbashkët], sikur ua fut tmerrin!

Thuaj pastaj se histeria e Vuçiqit nuk është sëmundje ngjitëse!