E premte, 22 Nëntor, 2024

Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit

- Advertisement1-

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabinetet e tyre, në nëntor të vitit të kaluar, në Elbasan.

Në mesin e shumë marrëveshjeve të arritura – qeveritë e të dy vendeve ishin dakord edhe për krijimin e një Abetare të unifikuar – për nxënësit nga jugu deri në veri të të dyja shteteve shqipfolëse.

- Advertisement -

“Do na duhet një punë cilësore që të bëjmë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve që të mbetet si objekt i çmuar në të gjitha bibliotekat që si fëmijë e marrin si libër të çmuar për të mësuar dhe e mbajnë si kujtim. Të bëjmë një libër që dhe nga pikëpamja e objektit të jetë e veçantë”, kishte thënë Rama, më 26 nëntor, transmeton Gazeta Insajderi.

Gjashtë muaj pas, ende nuk dihet nëse libri për klasat e para është gati – pasi ministria e Arsimit të Kosovës, deri tash nuk ka zbuluar asgjë mbi projektin kombëtar – që fituesi ishte paraparë të shpallej në qershor.

Detajet që po mbahen sekret nga Ministria e Arsimit

Dikasteri i Arbërie Nagavcit, ministres së Kosovës, nuk ka treguar se në cilën datë do të shpallet fituesi i konkursit për “Tekstin e vetëm të përbashkët-Abetare”.

Pavarësisht interesimit të Gazetës Insajderi, ministria e ministres së Albin Kurtit, nuk ka treguar as sa shtëpi botuese kanë konkurruar për projektin në fjalë, sa është vlera e të njëjtit, dhe as dhe për sa vjet do të lidhet kontrata.

Zyra e ministres së Arsimit nuk ka zbuluar as se si do të bëhet përzgjedhja e kompanisë fituese dhe cilat janë kriteret që do të duhet t’i plotësojë fituesi.

- Advertisement -rrrrrrr

Detaje nuk janë treguar as mbi atë nëse kompanitë nga Kosova kanë të drejtë të konkurrojnë në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, apo e kundërta, dhe nëse do të shpallet një fitues i vetëm për të dy shtetet-apo një Shtëpi Botuese do të shpallet fitues nga Kosova e një tjetër nga Shqipëria.

Për të gjitha këto, ministria e Arsimit s’i ka njoftuar as operatorët konkurrues, madje as për atë se kur do të hapen vlerësimet e recensentëve, që sipas konkursit parashihen të jenë pesë nga Kosova, dhe pesë nga Shqipëria.

Këta të fundit janë zgjedhur më herët në Shqipëri, në baze të një shorti, i cili sipas pjesëmarrësve ka qenë transparent. Ministria e Arsimit të Kosovës nuk ka treguar as në bazë të cilave kritere janë zgjedhur të njëjtit, pavarësisht pyetjes së Gazetës Insajderi.

Të njëjtëve atë ditë u ishte thënë vetëm me gojë, dhe jo me shkrim se afti i dorëzimit të materialeve do të ishte deri më 30 maj, në ora 12, shkruan Gazeta Insajderi.

Puna më pas ka mbetur tek Komisioni i përbashkët vlerësues, Kosovë-Shqipëri, i cili e ka fuqinë ta shpallë fituesin e Abetares së vetme shqiptare.

Por, siç ka mësuar Gazeta Insajderi, kjo mund të ndodh vetëm pasi recensentët nga Shqipëria dhe Kosova t’i notojnë me pikë tri Abetaret e paraqitura nga konzorciumet aplikuese.

Emrat e anëtarëve të komisioneve vlerësuese të dy ministrive

Anëtarë nga Kosova, dhe ata nga Shqipëria do të vendosin për Abetaren e vetme shqiptare, pas botimit të së cilës fëmijët këndej dhe andej kufirit do të kenë të njëjtin libër mbi tavolinat e tyre të shkollave.

Gazeta Insajderi ka mësuar emrat në duar të të cilëve është libri i Abetares.

Emrat e komisionit në Kosovë: Agim Berdyna, kryetar i komisionit; Isni Kryeziu, anëtar; Fehmi Zylfiu, anëtar; Feime Llapashtica, anëtare; Shqipe Gashi, anëtare; Arbër Salihu, anëtar – të gjithë këta janë punonjës në ministrinë e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Emrat e komisionit në Shqipëri: Zamira Gjini, kryetare e komisionit; Erzen Tola, anëtar; Mirela Bimo, anëtare; Anila Ferizaj, anëtare; Besnik Rama, anëtar; Erida Koleci, anëtare – të gjithë këta janë punonjës në ministrinë e ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Çfarë ndodhi me Abetaren e përbashkët të vitit 2012?

Në vitin 2012, në një ceremoni festive në Prizren, dy kryeministrat e asaj kohe, Sali Berisha i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi i Kosovës, promovuan një abetare të unifikuar. Sikurse tash, qëllimi i kësaj abc-je për fëmijët ishte që të mësohej si tekst i vetëm nga nxënësit e klasës së parë të të dyja vendeve.

Më 17 nëntor të atij viti, ish-kryeministri Berisha e quajti promovimin e Abetares së përbashkët si momentin më të rëndësishëm historik të kombit shqiptar.

Edhe ish-kryeministri Thaçi, pati thënë se Abetarja e përbashkët është libri bazë dhe më i rëndësishëm i kulturës dhe arsimit në gjuhën shqipe. Krijimin e Abetares së përbashkët ai e ka quajtur “arritje historike”.

​“Sot është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar. Sot po e prezantojmë për herë të parë Abetaren e përbashkët të shqiptarëve, për herë të parë në historinë e kombit shqiptar. Kjo është e arritur historike. Është Abetarja e parë e përbashkët, e bashkautorëve nga Shqipëria dhe Kosova”, pati thënë Thaçi.

Ai kishte theksuar se promovimi i Abetares së përbashkët kishte ndodhur jo rastësisht në qytetin e Prizren, duke e quajtur këtë të fundit si kryeqytet shpirtëror të shqiptarëve.

Teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë ishte përzgjedhur më 24 prill të vitit 2012.

Kjo Abetare ka katër bashkë-autorë, Shezai Rrokajn dhe Mimoza Gjokutajn nga Shqipëria, si dhe Islam Krasniqin dhe Saranda Kumonova-Pozhegun nga Kosova.

Ky tekst botohet nga një shtëpi botuese e Kosovës dhe një shtëpi botuese e Shqipërisë.

Abetarja e përbashkët ishte realizuar me nismën e dy ministrive të Arsimit, të Shqipërisë dhe Kosovës, gjë që do të vazhdojë edhe lidhur me unifikimin e teksteve të tjera shkollore.

Ministri i atëhershëm i Arsimit në Kosovë, Ramë Buja kishte thënë se e ka “besimin e palëkundur se (abetarja) do të jetojë gjatë”.

“Kur e filluam, nuk e kishim fare të lehtë as unë e as ministri Tafaj dhe as ata që në vazhdimësi u morën me këtë çështje. Madje, kishte edhe të atillë që mendonin se kjo ishte punë nuk bëhej, pra ishte e pamundur. Por, mbështetja e kryeministrave Berisha e Thaçi na bëri të mos njohim pengesa”, pati thënë ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...

Universiteti i Gjilanit e konfirmon se e angazhoi Sadri Ramabajën pa konkurs

Të enjten, Universiteti i Gjilanit ka sqaruar mënyrën e angazhimit të analistit politik, si...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...