Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit, i qasshëm për të gjithë

- Advertisement -

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para!

- paragrafi 1 -

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë shkollor të çdo fëmije, është e qasshme për të gjithë.

- Advertisement -

Kjo abetare inovative flet, këndon dhe mëson përmes lojës, duke e shndërruar procesin e mësimit të shkronjave në një përvojë të gjallë, të këndshme dhe motivuese.

Abetarja digjitale është krijuar si version bashkëkohor i Librit të nxënësit, duke iu përgjigjur kërkesave dhe metodologjive moderne të mësimdhënies. Përmes saj synohet të ndihmohen fëmijët, prindërit dhe mësuesit që procesi i të mësuarit të jetë më i lehtë, më interaktiv dhe më afër teknologjisë që fëmijët e sotëm përdorin çdo ditë.

Çdo tekst i përfshirë ka vlerë edukative, saktësi shkencore dhe është në përputhje me moshën, mundësitë njohëse dhe interesat e nxënësve. Abetarja në versionin digjital u mundëson nxënësve që, përmes interaktivitetit, t’i shikojnë videot që lidhen me njësitë mësimore për secilën fonemë, t’i zgjidhin detyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike për saktësinë e tyre.

- Advertisement -

Aplikacioni i Abetares digjitale është i qasshëm në të gjitha platformat kryesore: iOS, Android, WindoWs dhe macOS. Thjesht zgjidhni pajisjen që përdorni, bëni download dhe aventura e mësimit fillon menjëherë.

Shkarkoni këtu: https://www.abetare.app/

Ju rikujtojmë se “Abetarja” vjen si rezultat i bashkëpunimit të dy ministrive të arsimit, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si dhe dy shtëpive botuese “Dukagjini” dhe “Pegi”.