“Abeli e ka një motër nga babi” Fiori ndan foton e të birit me vajzën e bashkëshortit

- Advertisement5 -

Moderatorja Fiori Dardha është nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Abeli.

- paragrafi 1 -

Teksa vitet kalojnë, një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen në rrjete sociale është “A do të bësh një fëmijë të dytë?” ose “A të kërkon Abeli një motër ose vëlla?”.

- Advertisement -

Së fundmi, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, e pyetur për këtë gjë, Fiori shkroi “Abeli e ka një motër si drita. Motër tjetër sikur nuk ka kërkuar… Motra e Abelit nuk e ka shumë qejf jetën publike, ndaj ia kam mbuluar portretin”, duke iu referuar fotos që pyblikoi në Instastory të djalit të saj teksa përqafonte një vajzë.

fiori dardha 2

Disa muaj më parë, Dardha tregoi se fokusimi i tepërt tek karriera ishte arsyeja pse nuk ka sjellë në jetë një fëmijë të dytë e këtë gjë e konsideroi si pengun më të madh që ka në jetë.