E mërkurë, 8 Janar, 2025

Abelard Tahiri reagon pasi Qeveria miratoi Ligjin e Pagave: Mësimdhënësit janë në terr informativ

- Advertisement1-

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas miratimit të Ligjit të Pagave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria me miratimin e këtij ligji ka lënë në ‘terr’ të gjitha kategoritë, pasi nuk e kanë të qartë sa do të jetë vlera e koeficientit të pagës së tyre.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Imagjinoni, ligji i pagave që u miratua sot nga mazhoranca e VV-së, i ka lënë në terr informativ të gjitha kategoritë e punëtorëve në sektorin publik, mjekët, profesorët, shërbyesit civil, mësimdhënësit, policët, prokurorët, gjyqtarët, infermierët, zyrtarët në nivel qendror e lokal, të cilët nuk e kanë të qartë se cila është vlera e koeficientit të pagës së tyre, rrjedhimisht, absolutisht të paqartë se sa do të jetë paga e tyre.

Ky ligj i pagave, lirisht mund të quhet ligji për pagën e Albin Kurtit, sepse askush tjetër përveç tij, nuk e di koeficientin e pagës së vet, ndërsa kryeministri që ia ka rritur pagën vetës, është i vetmi që e di se sa vlen një koeficient dhe se si përkthehet ai në vlerë monetare si pagë. Urime Kryeministër!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit...

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëset që po spikasin në botën e letërsisë shqipe

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëse të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, me talentin e...

Drilon Zekaj nga Drenica merr titullin doktor i shkencave mjekësore

Kosovës nga sot iu shtua edhe një doktor i shkencave mjekësore, dhe ai është...

Drejtori i Arsimit në Drenas viziton disa shkolla, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj...