E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Abdixhiku e kritikoi Qeverinë për vlerën 105 euro të koeficientit, Nagavci ia bën “like” më pas e tërheq

- Advertisement1-

Një prej postimeve të fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku kritikon qeverinë e Kosovës për koeficientin e prezantuar sot për pagat në Kosovë, një pëlqim ka ardhur edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci, e cila ka pëlqyer këtë qëndrim të Abdixhikut fillimisht, më pas e ka tërhequr veprimin e saj në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Abdixhiku ka shkruar sot se koeficienti është dashur të jetë 125 euro, e jo 105, siç e ka vendosur Qeveria.

“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar ai, një postim, të cilin duket se aksidentalisht e ka pëlqyer ministrja Nagavci. /Express

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...