E shtunë, 25 Janar, 2025

Abazaj: Ekzekutimi i pagave si avans është shkelje ligjore

- Advertisement1-

Drejtori i Financa në Pejë, Jeton Abazaj, tha se Thesari sot ka dërguar një e-mail, për të konfirmuar listën e mësimdhënësve për paga.

“Sot ka ardhur një e-mail nga Thesari, të cilët kanë kërkuar që të konfirmohet lista. Këtë e kanë bërë më shumë se mos komunat kanë ndryshime, për arsye se mund të ndodhë që dikush të del në pension dhe ne duhet ta largojmë nga lista e pagave. Ne kemi konfirmuar se listat janë në rregull dhe me gjasë Thesari i ka ekzekutu pagat për mësimdhënësit”, tha Abazaj.

- Advertisement -

Abazaj tha se ekzekutimi i pagave si avans është shkelje ligjore.

“Ata sot janë thirrur nëpërmjet një avansi apo paradhënie për pagat, që për mendimin tim është shkelje ligjore, pasi rregulla financiare nuk parasheh në asnjë rrethanë që të paguhen avans punëtorët në sektorin qendror apo lokal”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kompania Pestova gëzon parafillorët e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, iu dërgon Vipa Chips

Kompania Pestova nga Vushtrria vazhdon të gëzojë nxënësit si në fshatra ashtu edhe në...

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Vitisë

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Vitia për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike...