E shtunë, 18 Janar, 2025

A shohin ëndërra foshnjat?

- Advertisement1-

A keni menduar ndonjëherë pse fëmija juaj buzëqesh në gjumë?

A mund të jetë një refleks apo i vogli juaj po sheh një ëndërr të këndshme? E vërteta është se ende nuk dihet shumë rreth asaj që ndodh në mendjen e një foshnjeje gjatë gjumit. Kjo është, pjesërisht, sepse atyre iu mungon aftësia komunikative për të përcjellë informacionin te ne.

- Advertisement -

Ëndrrat ndodhin kryesisht gjatë fazës REM (lëvizja e shpejtë e syve) te të rriturit ndërsa foshnjat kalojnë 50 përqind të kohës së tyre të gjumit në REM, sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë. Kjo është pothuajse dy herë më shumë sesa shpenzojnë të rriturit.

“Do të ishte një supozim logjik që foshnjat vërtet ëndërrojnë dhe se kjo ka të bëjë me zhvillimin e trurit të tyre pasi ata kalojnë kaq shumë kohë në këtë fazë të gjumit,” thotë Jodi Mindell, drejtoreshë e asociuar e Qendrës së Gjumit në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias. Megjithatë, disa neuroshkencëtarë dyshojnë se foshnjat mund të ëndërrojnë.

Ata pretendojnë se truri i foshnjave është shumë i papjekur për të formuar këto mendime dhe imazhe abstrakte. Ata besojnë se REM shërben për një qëllim tjetër: lejimin e trurit të formojë shtigje dhe promovimin e zhvillimit kognitiv. Psikologu David Foulkes thotë se ëndrrat mund të mos ndodhin derisa fëmijët të zhvillojnë vetëdijen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...