E shtunë, 23 Nëntor, 2024

A po shkohet drejt GREVËS në arsim apo do të shmanget?

- Advertisement1-

Ka nisur një ‘luftë e re’, mes ministres së Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

E gjitha nisi pasi Jasharaj parlajmëroi grevë të përgjithshme nëse Qeveria nuk refleton dhe nuk ulet për të biseduar me ta dhe t’ua plotësojë kërkesat.

- Advertisement -

“Ne do të fillojmë me grevë para se të fillojë viti shkollor, pra me 24 gusht, kur mësimdhënësit do të jenë në shkolla. Ata nuk do ta kryejnë asnjë detyrë që e kanë obligim. Grevën do ta fillojmë një javë para se të fillojë mësimi e me shpresë se kjo do të ndikojë te qeveria që të ulet dhe të bisedojë për kërkesat tona 100 euro shtesë në paga që të dimë për ligjin e pagave dhe të marrim pjesë aktive në përgatitjen e tij”, thotë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Por Nagavci ju kundërpërgjigj duke thënë se nuk është koha për greva por për angazhim.

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022 – 2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë. Rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojmë. Duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë, në mënyrë që të kemi ndryshime pozitive.
Ata që ja duan të mirën vendit, të ardhme më të mirë për fëmijët e suksese të përbashkëta duhet të ftojnë për angazhim dhe jo për greva, bllokada e pengesa. Si Qeveri e në Ministri të Arsimit, po punojmë me intensitet të shtuar në të gjitha drejtimet, në legjislacion, përmirësim të infrastrukturës shkollore, mbështetje për mësimdhënësit e nxënësit dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Edhe legjislacioni që i rregullon pagat dhe të tjera po bëhet dhe do të bëhet si më mirë të jetë e mundshme”, ka reaguar Nagavci.

Mbetet të shihet deri para datës 24 gusht kur SBASHK ka paralajmëruar nisjen e grevës kur mësimdhënësit nisin të paraqiten në shkolla, nëse do të ketë ndonjë takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut për të ulur tensionet dhe nisur vitine ri shkollor apo jo.

Nëse kjo nuk ndodh nisja e grevës bëhet e pashmangshme.

Derisa MASHT dhe SBASHK të arrinë pajtimin, nxënësit dhe mësimdhënësit do t’i kenë vëmendjen tek lajmet që do të vijnë dhe vendimet që do të merren. /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...