E diel, 19 Janar, 2025

Zgjedhja e drejtorëve të shkollave në baza partiake: Si të eliminohet dhe të këndellet arsimi?

- Advertisement1-

Jo pak ka ankesa bëhen nga vet mësimdhënësit kur pas shpalljes së vendeve të lira të punës se pranohen njerëz të afërt të partive në shkolla.

Por një problematikë tejet e madhe është emërimi i drejtorëve të shkollave nga Drejtoritë Komunale të Arsimit të cilët e kanë të drejtën të përzgjedhin drejtorët e shkollave.

- Advertisement -

E praktika ka treguar se cila parti që është në pushtet emëron si drejtor të shkollave njerëz të tyre të afërt, thënë edhe më saktë militantë të partisë, jo rrallë herë pa qenë fare metirot.

Së fundmi në Prizren ka ndodhë që partia në pushtet, PDK ka emëruar si drejtor të shkollave militantët e saj.

Praktikë të tillë pritet të ndjekin edhe komunat tjera.

Megjithatë një gjë është e sigurt, emërimi i militantëve dhe njerëzve jo adekuat si drejtor të shkollave, dhe më pas këta të fundit punësim të shokëve të tjerë si mësimdhënës qe nga pasufta vetëm sa ka ‘shkatërruar’ sistemin arsimor në vend, pasi jo në pak raste njerëz meritor që kanë qenë të denjë të mbajnë ditarin kanë mbetur edhe jashtë shkollave, kurse në vend të tyre janë emëruar njerëz që kanë marrë diplima edhe brenda ‘natës’.

Këndellja e arsimit nuk mund të ndodh derisa partitë vazhdojnë të mbajnë në ‘duar’ drjetorët e mësimdhënësit që kur të vijnë zgjedhjet t’i ‘kërcënojnë’ me largim nga puna nëse nuk japin votën për ta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...