A po fillon një ‘luftë’ e re SBASHK- Qeveri?

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

- paragrafi 1 -

Në telegramin e urimit, SBASHK ndër të tjerash ka porositur Qeverinë që ta ndërrojnë qasjen, sipas tyre të gabuar ndaj sindikatave.

- Advertisement -

“SBASHK-u edhe sot në ditën e parë të festës së madhe të Kurban Bajramit i drejtohet me mesazh Qeverisë që ta ndryshojë qasjen e gabuar ndaj sindikatave. Të heq mendjemadhësinë po të dëgjojë zërin dhe kërkesat e të punësuarve në sektorin publik. Urojmë që kjo festë e mirësisë dhe e sakrificës të ndikojë te Qeveria që të heq tekat e inatet, ironinë dhe të jetë e të gjithëve”, thuhet në urim.

Sindikata e Arsimit po ashtu u ka dërguar mesazh urimi për festën edhe tre policëve që u liruan nga burgjet serbe, por edhe siç thonë “gjithë djelmoshave e vashave që me plot sakrifica po angazhohen në ruajtjen e sigurisë për ne qytetarët e Kosovës”.