A po ‘detyrohen’ prindërit të blejnë klima për shkolla? Flasin drejtorët

- Advertisement -

Një prind shprehu pakënaqësitë e tij rreth sipas asaj që thotë ai, mënyrës se si prindërit po detyrohen të mbledhin para për të rregulluar kushtet e Shkollës Fillore në kryeqytet, “Hasan Prishtina”.

- paragrafi 1 -

Megjithatë, këtë e mohoi drejtoresha e kësaj shkolle, Sofije Bunjaku.

- Advertisement -

Përmes email-it, Bunjaku tha që prindërit nuk janë të obliguar të paguajnë për asgjë përveç rastet kur nga dëshira e bëjnë një gjë të tillë.

Sipas drejtoreshës, në mesin e prindërve ka dhe të atillë që mundohen ta shtrembërojnë punën e vullnetshme të prindërve tjerë.

Kurse, një prind tjetër ka deklaruar se në shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë po duhet të mbledhin para për të blerë materiale për klasa e po ashtu edhe klima.

- Advertisement -

Pas një komunikimi përmes telefonit, drejtori i kësaj shkolle Nexhmedin Sejdiu tha për emisionin Kiks Kosova të Klan Kosovës që vendosja e klimave është donacion i disa prindërve që kanë biznes të tyre.

Sipas tij, asnjë prind, asnjëherë nuk detyrohet që të paguajë për diçka brenda shkollës, por gjithçka bëhet në baza vullnetare.

Por pse ka mbetur në përgjegjësi të prindërve që të mbledhin para për të përmirësuar kushtet e shkollave publike të fëmijëve të tyre?

Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përgjegjësitë e punëve të natyrës mirëmbajtëse, bien mbi secilën komunë veç e veç.