A mund t’ia dalë një mësimdhënës me përvojë 30-vjeçare me pagë 480 euro?

- Advertisement -

Rroga e një mësimdhënësi me përvojë 30-vjeçare në arsim është 480 euro.

- paragrafi 1 -

Por sa janë shpenzimet mujore?

- Advertisement -

Shpenzimet për një muaj në familjen 5 anëtarëshe:

300 euro shpenzime në market,

35 euro rryma,

- Advertisement -

4.5 euro bërlloku,

5 euro uji,

20 euro tv-net,

10 euro tel-mbushje(me familje),

50 euro naftë veturës (nevoja familjare),

55 euro nevoja tjera familjare

komplet rroga 480 euro.

Shtrohen shumë pyetje:

A mundet një mësimdhënës-e me shkolluar një fëmijë?

A mundet me shëruar një anëtare të familjes, në rast të sëmundjes?

Me regjistru veturë (goma, servise e tjera)?

Me ble ndonjë veturë, tv, komod, elemente për shtëpi dhe gjëra që duhet të ndryshohen ose të ndërrohen?

A mundet të ja plotësojë ndonjë dëshirë më të vogël fëmijës së tij?

A ka nevojë për pushime verore?

A ka nevojë të shkojë në vizitë diku me familje?

A ka nevoje për rroba për vete dhe për anëtarët e familjes?

A ka nevoja për ndryshime ose investime shtëpi-oborr?

A duhet blerë, drutë e dimrit?

A ka nevojë me ble veturë të re?

A ka nevojë me ndërtuar një shtëpi (nëse e ka të dëmtuar)?

A mundet të ja del me këtë rrogë një mësimdhënës?

Qeveria jonë thotë: rroga është e mjaftueshme për një familje.

Nëse një mësimdhënës nuk punon punë dytësore, vështirë të ja del dhe mbuloi gjërat e nevojshme familjare, e lëre me investime në shtëpi, e shumë gjëra të tjera.

Nga Andi Kalaja, mësimdhënës