Në edicionin e lajmeve ne Dritare TV ishte e ftuar në studio në një intervistë ekskluzive, mjekja Aurora Meta Dollenberg për të folur rreth situatës se pandemisë dhe mitet që ekzistojnë për vaksinimin.
“Arsyeja e konferencës që unë po marrë pjesë në fakultetin e mjekësisë, është që ne si ekspertë të japim ide dhe mendime se si të rikthehemi në normalitet dhe si të kontribuojmë te vaksinimi. Nga kolegët dhe pacientët shqiptarë ka qenë i nevojshëm konsultimi dhe shkëmbimi i informacionit virtualisht për pandeminë. Ne kemi diskutuar dhe vlerësuar të gjithë qëndrimet pro ose kundër vaksinimit. Nuk ekziston asnjë raport zyrtar i konfirmuar që sa përqind e personave e kanë kaluar kovidin. Shqipëria në nivel Ballkanik ka ecur shumë mirë me menaxhimin e pandemisë, krahasuar edhe me vende të tjera të rajonit. Është një kontekst kulturor dhe historik që i bën qytetarët të jenë skeptik.
Të jesh i vaksinuar dhe përsëri të vdesësh nga kovidi, të kërkon që të jesh shumë i qartë nga ana mjekësore, për të kuptuar dhe diagnostikuar se cilat janë simptomat e tjera që kanë shkaktuar vdekjen.