E diel, 24 Nëntor, 2024

A mund të kemi arsimim cilësor në një vend me ekonomi të pazhvilluar?

- Advertisement1-

Shkruan: Samir Berisha

Si arsimi si ekonomia janë të ndërlidhura dhe në shërbim të njëra-tjetrës, e sidomos arsimi nga ku buron çdo profesion i shoqërisë dhe i cili duhet t’i paraprij edhe zhvillimit ekonomik në vend. Për të dyja duhet të kemi durim dhe ti marrim me qetësi.

- Advertisement -

Kur synojmë arsimim cilësore mendoj se duhet të jemi të sinqertë me pretendimet tona dhe t’i kemi parasysh rrethanat dhe ecurinë e arsimit tonë, duke i kujtuar qoftë vitet e 90’ta, ndryshimet e shpeshta në arsim, ndërhyrjet e vazhdueshme politike si dhe s’duhet të harrojmë se kemi thuajse vetëm gjysmë shekulli me universitet. Si rezultat i kësaj dhe faktorëve të tjerë nuk mund të presim arsimim cilësor që dëshirojmë e sidomos të krahasohemi me vendet me arsimim të zhvilluar. Pretendimet tona mendoj se duhet të jenë me ato të vendeve të rajonit që na rrethojnë, strategjia zhvillimore e arsimit duhet të synojë që një ditë në të ardhmen e afërt të jemi vendi me arsimin më të mirë në rajon.

A mund të kemi arsimim cilësor në vendin tonë në njërën anë ku zhvillimi ekonomik në anën tjetër është tejet i ngadaltë? Unë besoj se mund të kemi një arsimim më të mirë nga ky aktual, por jo me një dallim shumë të madh nga njëra-tjetra sa do të dëshironim pasi këto dyja janë të lidhura ngushtë mes veti. Një vend me ekonomi të zhvilluar ka mundësi të investoj më shumë në arsim, qoftë në objekte e infrastrukturë shkollore, terrene sportive, në kabinete e laboratorë, digjitalizimin e shkollave e të tjera. Gjithashtu fokusi për t’u punësuar në arsim do të ishte më i vogël e rrjedhimisht do të kishin më tepër hapësirë ata të cilët e duan vërtetë këtë profesion e jo të shikohet si mundësi për t’u punësuar e marr një pagë.

Në mesin shumë gjërave që duhet t’i ndryshojmë në sistemin tonë ka diçka e cila sikur e mban “peng” shoqërinë dhe zhvillimin e gjithmbarshëm tonin ku ne çdo herë presim të vij dikush dhe të na rregullojë punët tona të cilat mund dhe duhet ti rregullojmë vet. E njëjta gjë është edhe në arsim, presim nga të tjerët (nga lartë) t’i rregullojnë gjërat në oborrin tonë.

Mirëqenia dhe stabiliteti ekonomik i një vendi është shumë me rëndësi për të gjithë, por për të pasur një stabilitet ekonomik e shoqëror duhet të investohet në arsim ashtu siç kanë bërë të gjitha shtetet e zhvilluara. Mjafton ti shikojmë si kanë vepruar shumica e këtyre shteteve pas luftës së dytë botërore të cilat sot kanë qëndrueshmëri, stabilitet e zhvillim të gjithmbarshëm.

Një qytetar i arsimuar di të dallojë e vlerësoj të drejtën nga e padrejta, të mirën nga e keqja, nga ai mund të presim vepra të mira.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...