Sot bota ka nevojë për njerëz kreativë, të aftë dhe produktivë dhe ku ka më mirë sesa duke bërë punën e ëndrrave. Secili me formën e tij, nëse përpiqet, do ia arrijë!
Sa e sa herë e kemi degjuar këtë frazë: “Shko në shkollë, merr nota të mira dhe ti do të sigurosh një të ardhme të ndritur për veten tënde”. Me siguri aq shumë e kemi dëgjuar saqë tanimë fatkeqsisht disa e kanë të ngulitur në kokë se s’do ia dalin, konkretisht ato që nuk janë mirë me mësime. Por a funksionon kështu vërtetë? Ehh sigurisht që jo! Çdo gjë sot ka ndryshuar dhe vetë sistemi me të cilin po jetojmë. Nuk jemi më në ato vite ku për t’ia dalë në jetë duhet patjetër të studioje mirë e të merrje diplomën. Duhet të kuptojmë dhe të shikojmë përtej asaj që sistemi na bën të besojmë. Ka shumë forma për t’ia dalë në jetë, madje dhe për të arritur majat. Këtu natyrshëm lind pyetja: Si mundem unë të arrij diçka?
E thjeshtë fare! Mjafton të duam atë që bëjmë ose më saktë të ndjekim atë që duam. Çdokush nga ne e ka një aftësi, por e keqja qëndron në faktin se shumica nuk i shfytëzon ato ose akoma më keq akoma s’e kanë zbuluar. Por tanimë jemi në një kohe ku teknologjia ka arritur kulmin dhe kjo është një shpresë që mentaliteti i ndrydhur të ndryshohet. Ka shumë njerëz që kanë arritur majat edhe pa pasur një diplomë, si Horac Grilei, gazetar dhe kongresmen.
Pa një diplomë në xhep u bë një prej gazetarëve më të dëgjuar në historinë e Amerikës. Ishte gjithashtu një kongresmen dhe anëtar i Partisë Republikane të SHBA-së. Ai arriti deri këtu pa pasur asnjë arsim të veçantë.
Sot bota ka nevojë për njerëz kreativë, të aftë dhe produktivë dhe ku ka më mirë sesa duke bërë punën e ëndrrave. Secili me formën e tij, nëse përpiqet do ia arrijë!
Shkroi: Anisa Plaku, nxënëse në gjimnazin “Naim Frashëri”, Durrës
Portali Shkollor