Shumë prej grave shtatzëna e konsiderojnë shtatzëninë si koha kur duhet të ushqeheni për dy persona, dhe padyshim që përgjatë kësaj periudhe mund të fitoni peshë.
Por, a është e natyrshme që gjatë shtatzënisë të humbni peshë?
Në përgjithësi, mjekët dhe dietologët nuk rekomandojnë humbjen e qëllimshme të peshës gjatë shtatzënisë shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Në raste të rralla, mbipesha gjatë shtatzënisë mund të bëj që të kaloni një shtatzëni apo lindje me rreziqe dhe për këtë arsyje humbja e peshës, në konsultim me mjekun tuaj, mund të rekomandohet.
Aubrey Phelps, nutricioniste, tregoi udhëzimet nga American College of Obstretricians and Gynecologists (ACOG), të cilët nuk rekomandojnë humbjen e peshës gjatë shtatzënisë, vetëm në situatën e lartpërmendur.
Humbja e peshës në tremujorin e parë, si rezultat i vjelljes, nuk është shqetësuese, sipas Amy Shapiro themeluese e Real Nutrition.
Sipas Shapiro, rekomandohet të bisedoni me mjekun tuaj në rast se përjetoni humbje të peshës pas tremujorit të parë.