E shtunë, 27 Korrik, 2024

A mund ta infektoj nëna të posalindurin me Covid-19 dhe kujdesi që duhet treguar

- Advertisement1-

Që nga janari, studiuesit kanë botuar më shumë se 23.000 artikuj unikë në lidhje me virusin SARS-CoV-2. Por, shumë pak nga ta kanë arritur ta shtjellojnë çështjen se e a mund të infektojnë gratë shtatëzënë foshnjat e tyre?

Në hulumtimn e fundit, studiuesit analizuan dosjet e 101 të posalindurve, të lindur nga nëna me Covid-19 në Nëë York.

- Advertisement -

Sipas ekspertëve, deri më tani provat sugjerojnë se nuk ka gjasa që një grua që ka rezultuar pozitiv për Covid-19 të kaloj infeksionin tek I posalinduri I saj. Nga foshnjat e studiuara, vetëm dy nga ta ishin infektuar me virus. Studiuesit nuk kanë arritur ta konfirmojnë nëse infeksioni është paraqitur para apo pas lindjes.

Por, a është i lejuar kontakti i ngushtë lëkurë me lëkurë në mes të foshnjës dhe nënës?

Sipas Cynthua Bannerman, specialist e obstetrikës në Universitetin e Coumbia Vagelos, kjo gjë nuk paraqet rrezik, për sa kohë ekzistojnë masat e duhura të mbrojtjes.

“Gjatë pandemisë, ne vazhduam të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë, që foshnja dhe nëna të kenë kontaktin e ngushte, për të nxitur lidhjen mes tyre dhe zhvillimin e të porsalindurit”, tha ajo.

Disa nga masat që mjekët kishin rekomanduar ishin: mbajtja e maskës nga ana e nënës, pastrimi I vazhdueshëm I duarve dhe gjirit. Këto rekomandime vënë në dyshim udhëzimet e mëparshme, që nuk kanë rekomanduar kontaktit e nënës dhe fëmijës së porsalindur në këtë kohë pandemie. Por sipas ekspertëve, këto rekomandime janë bërë në kohën kur ende ka qenë e paqartë mënyra e transmetimit të SARS-CoV-2.

Si përfundim pavarësisht se Covid-19 është një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse, hulumtimet e fundit tregojnë se rreziku I një nëne ta kalojë atë tek I posalinduri është minimal.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...