A meritojnë vërtetë mësimdhënësit pagë më shumë se 500 euro?

- Advertisement -

Gjendja në arsimin në Kosovë nga paslufta nuk është më e mira.

- paragrafi 1 -

Është rregulluar infrastruktura shkollore, janë ndërtuar shkolla të shumta, salla sportive, kabinete të ndryshme, por shqetësuese mbetet punësimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave përmes lidhjeve politike.

- Advertisement -

Drejtorët e emëruar në baza partiake e më pas edhe një numër shumë i madh i mësimdhënësve pa meritë ka ndikuar jo pak që gjendja në arsim të jetë tejet e rënduar, dhe kështu rrjedhimisht nuk mund të pritet shkollim cilësorë.

Se shkollimi nuk është në nivelin e duhur e tregon edhe PISA, megjithatë për këtë fajin nuk e kanë veç mësimdhënësit por një pjesë edhe vet prindërit.

Duke parë të gjitha këto probleme, shtrohet pyetja sa meritojnë pagë mësimdhënësit?

- Advertisement -

Së fundmi me ligjin e ri kishin një rritje që nuk i kënaqi, çka jo pak reaguan, por që u pajtuan pasi nuk mund të protestonin pas grevës së shtatorit.

Duke marrë parasysh (mos) punën e shumicës së mësimdhënësve, orarin që e kanë, rezultatet, shtrohet pyetja se a meritojnë më shumë se një pagë 500 euro?

Megjithatë, pas një vlerësimi dhe largimit nga puna të gjithë atyre mësimdhënësve që nuk meritojnë ta ushtrojnë profesionin e shenjtë të mësuesit dhe kanë hyrë përmes lidhjeve politike, atëherë sigurisht se pagat e mësimdhënësve duhet të jenë shumë më të larta, pse jo të kapin edhe shifrën 1000 mijë euro.

Por, ditari t’iu besohet veç mësimdhënësve që vërtetë e meritojnë dhe në vazhdimësi tregojnë rezultate të larta.

Vetëm në këtë mënyrë mund të forcohet figura e mësimdhënësve. Të mbeten në arsim vetëm mësimdhënësit që e meritojnë dhe jo ata që e katandisën arsimin dhe u bënë pjesë e tij përmes lidhjeve politike duke shkatërruar edhe të ardhmen e fëmijëve.

Nga Flamur Hasani