𝐀 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐝𝐢𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐩ë𝐫 𝐭𝐲?
𝘕𝘫ë 𝘱𝘰𝘦𝘻𝘪 𝘲𝘦 𝘱𝘢𝘴𝘲𝘺𝘳𝘰𝘯 𝘨𝘫𝘦𝘯𝘥𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘮ë𝘴𝘶𝘦𝘴𝘷𝘦 𝘮𝘦 𝘴ë𝘮𝘶𝘯𝘥𝘫𝘦 𝘵ë 𝘳ë𝘯𝘥𝘢…
𝘚𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘮ë𝘴𝘶𝘦𝘴𝘪 𝘚𝘦𝘭𝘪𝘮 𝘛𝘢𝘩𝘪𝘳𝘪
Fillove të flisje me zë të shteruar
Në orën e parë, në katin e tretë
U mbështete për banke për t’mos u rrëzuar
Fytyra t’u zbeh, shikimi t’u tret.
Nxënësit filluan të flasin për ty;
Kur është sëmurë pse vjen në shkollë?
Ka kushte t’vështira me siguri,
Duhet t’hajë, t’blej ilaçe, pa pare si t’jetojë?
Ta lënduan shpirtin këto fjalë
Mallkove sëmundjen që t’ka rënduar
More shkumësin, u ngrite ngadalë
Orën mësimore për ta vazhduar…
I premtove vetes se do t’punosh edhe sot
U buzëqeshe nxënësve, i shikove në sy
E, djersët e ballit t’u përzien me lot
A kemi shtet? A mendon dikush për ty?