E diel, 19 Janar, 2025

A ka sot mësim? Ministria e Arsimit “PO”, e Rrahman Jasharaj “JO”

- Advertisement1-

Është e paqartë nëse të hënën do të nis viti i ri shkollor apo greva do të vazhdojë.

Kjo pasi Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit kanë bërë thirrje të ndryshme.

- Advertisement -

Përmes një komunikate, të dielën, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci iu ka bërë thirrje mësimdhënëseve që të shkojnë në punë të hënën.

“Duke e marrë me seriozitet obligimin tonë për realizimin e plotë të së drejtës për arsim, por edhe përmirësimin e kushteve dhe kompensimin e mësimdhënësve, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira, që të rishikojnë dhe balancojnë interesat dhe t’i kthehen që nesër procesit mësimor”, thuhej në komunikatë.

Madje edhe nga Komuna e Podujevës, drejtori i arsimit, Avni Fetahu ka thënë se greva do të ndërpritet.

Ai referencë e ka marrë deklarimin e tri shkollave në Podujevë për ndërprerjen e grevës.

Një ashtu edhe komunat e tjera ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosja, Gjilani, Kamenica dhe Shtimja, janë që nesër të nis mësimi.

Por kështu nuk po mendon, Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjatë një interviste në lajmet e mbrëmjes së RTK-së, ai ka thënë se nesër vazhdon greva.

“I lus prindërit të mos i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë”, ka thënë ai.

E për sa i përket thirrjeve të pushtetit që greva të ndërpritet, ai ka thënë se “mësimdhënësit nuk bien në presion”.

Greva ka nisur më 25 gusht dhe si kërkesë ka shtimin e 100 eurove në pagë për përballimin e inflacionit.

Ndërsa Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka kërkuar nga komunat listat e grevistëve. Ato s’janë ofruar nga shumica e komunave.

Rrjedhimisht pagat si tërësi në këtë sektor nuk janë ekzekutuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...