E premte, 17 Janar, 2025

A ka fund greva në arsim? Ymeri nga SBASHK: Presim takim me ministren Nagavci

- Advertisement1-

U bën dy javë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka hyrë në grevë, kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ia ka plotësuar kërkesat sipas tyre, ndër to 100 euro shtesë për punëtorët deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Ymer Ymeri tha se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave të tyre greva do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

- Advertisement -

Ai tha se vendimi i qeverisë për shumën e dhënë prej 50 eurove për tre muaj, është i papranueshëm për ta.

“Nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave tona atëherë greva vazhdon edhe në ditët në vijim, deri të arrihet një marrëveshje për plotësimin e kërkesave. Kemi diskutuar me anëtarësinë dhe vendimin që e ka marrë qeveria prej 50 eurove, ka qenë e papranueshme për mbi 90 për qind të anëtarësisë tonë”, tha ai.

Tutje tha se sot presin që të ndodh një takim me ministren e MASHT-it, Arbërie Nagavci me Këshillin e grevistëve.

“Presim një takim ndoshta sot gjatë ditës me ministren e Arsimit dhe Këshillin Grevistë të SBASHK-ut. Këshilli grevistë i BSPK-së duhet të bëj përpjekje që ta takojë kryeministrin. Është thirr një këshill ekonomik-social nga kryetari i BSPK-së në orën 13:00 që të shikojmë mundësitë mos edhe aty po gjejmë një propozim të pranueshëm për të dy palët që Këshilli t’ia rekomandoj qeverisë…”, theksoi Ymeri për Telegrafin.

I pyetur se cili ishte qëndrimi i presidentes, Vjosa Osmani në takimin të cilën e patën zhvilluar në presidencë, ai tha: “Presidentja i ka dëgjuar të gjitha palët duke e përfshirë dhe sindikatën dhe ka rekomanduar që të ulen qeveria dhe sindikata për të gjetur një zgjidhje. Besoj që sindikatat e kanë dhënë qëndrimin e vet dhe i kanë arsyetuar kërkesat. Mendoj që presidentja është në konsultime të brendshme me kabinetin e vet për ndoshta propozimin e ndonjë modaliteti, por deri më tash nuk kemi ndonjë propozim nga presidentja…”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesi hero i Ersekës: Çdo ditë udhëton në këmbë 20 kilometra për të mësuar 1 nxënës

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim...

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...