E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

A i zvogëlojnë tabletat kundër shtatzënisë gjasat e shfaqjes së kancerit?

- Advertisement1-

Tabletat kontraceptive kryesisht parandalojnë ngjizjen, por ato gjithashtu rregullojnë ciklin menstrual dhe na ndihmojnë në rastet e dismenorresë, (menstruacioneve të dhimbshme)


Përveç sa u përmend më sipër, ato gjithashtu parandalojnë kancerin e mitrës, siç zbulohet nga një studim i botuar së fundmi në “The Lancet Oncology”, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Rezultatet e studimit janë punë e shkencëtarëve nga Universiteti i Oxfordit, të cilët analizuan 36 studime me 27267 gra të prekura me kancer dhe 115743 gra pa kancer të mitrës.

Studimi zbuloi se 400,000 raste të kancerit të mitrës janë parandaluar në 50 vitet e fundit falë pilulave të kontrollit të lindjes, ndërsa gjysma e këtyre rasteve janë parandaluar në 10 vitet e fundit.

Studiuesit zbuluan se gratë që përdorën pilula kontraceptive kishin një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të kancerit të mitrës dhe se konsumimi i pilulës çdo 5 vjet ul shanset e tyre për të zhvilluar kancer për 24%.

Pra do të nënkuptojë se rreziku i zhvillimit të kancerit, nëse merrni pilulë midis 10 dhe 15 viteve, është dy herë më i ulët.

Edhe ato gra që kanë ndërprerë marrjen e pilulave kontraceptive kishin një shans të reduktuar për të zhvilluar kancer dhe 30 vjet pas ndërprerjes pilulave.

Edhe pse shkencëtarët nuk janë ende të sigurt se si funksionojnë pilulat kontraceptive për të parandaluar kancerin, ata besojnë se kjo ka të bëjë me rregullimin e niveleve të estrogjenit të cilat trupi i prodhon.

- Advertisement -rrrrrrr

Megjithëse ka pasur disa shembuj të pasojave të dëmshme nga marrja e pilulave të kontrollit të lindjes, është e rëndësishme të mbani në mend se para se t’i merrni ato, ju duhet të bëni të gjitha testet e nevojshme dhe të konsultoheni me gjinekologun tuaj dhe kurrë mos zgjidhni dhe blini pilula vetë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...