E enjte, 12 Dhjetor, 2024

A i bën ngrënia e mëngjesit fëmijët më të zgjuar

- Advertisement1-

Mëngjesi për mbretërit … Në këtë frazë të vjetër ka në fakt diçka të rëndësishme dhe të mençur, sidomos kur jeni nxënës.

Sepse të ngrënit si mbret, gjegjësisht të ngopeni mirë për fillim të ditës, ndihmon në suksesin më të mirë në shkollë.

- Advertisement -

Shkencëtarët britanikë kanë dëshmuar se fëmijët që hanë në mëngjes fruta të freskëta dhe drithëra integrale, kalojnë shumë më mirë në shkollë sesa fëmijët që shmangin mëngjesin. Karbohidratet e shëndetshme për mëngjes rrisin prodhimin e neurotransmetuesit serotonin, i cili pengon zhvillimin e stresit dhe përmirëson disponimin. Fëmijët në këtë mënyrë munden më lehtë të koncentrohen dhe t’i përkushtohen kërkesave shkollore.

Ja edhe disa këshilla të dobishme si t’ia afroni fëmijëve mëngjesin:

Atmosfera komode në mëngjes në shtëpi është e rëndësishme. Kështu e filloni ditën të lumtur dhe të qeshur dhe sigurisht edhe do ta vazhdoni kështu.
Një e katërta e orës mjafton për ngrënien e mëngjesit. Në mbrëmje, përgatitni disa gjëra të imëta ashtuqë në mëngjes të jeni më të shpejtë dhe të arrini të hani mëngjes së bashku. Më së miri është kur e gjithë familja së bashku hanë mëngjes.
Më së miri është kur mëngjesi përbëhet nga drithëra dhe fruta. Hudhni ca lugë drithëra në qumësht ose kos me banane, luleshtrydhe apo fruta tjera, përgatitni smoothie të freskët të përzier (mikser) me fruta dhe disa lugë tërshëre.
Nuk ka rëndësi djathë, sallam apo marmelatë – nëse fëmija juaj i pëlqen, dhe kjo është në rregull. Por ka rëndësi që ky lloj mëngjesi të mos kalojë në rutinë. Lyerja me çokollatë për mëngjes duhet të bëhet maksimum një herë në javë, sepse përmbanë shumë sheqer dhe yndyrna.
Nëse është vërtetë e vështirë që ta bindni fëmijën tuaj, mos e detyroni për të ngrënë, por bëni kompromis. Një filxhan kakao pa shumë sheqer, smoothieme tërshëre apo një gotë me lëng natyral do të ishte burim i mjaftueshëm i energjisë për detyrat e paraditës.
Bëhuni edhe vetë shembull i mirë dhe mos pini vetëm kafe në këmbë por uluni në tryezë dhe hani të gjitha ato që i keni ofruar edhe fëmijëve. Sa më interesant dhe më argëtuese të jetë gjatë ngrënies së mëngjesit, aq më shumë fëmijës i shtohet oreksi. Për këtë merrni mjaft kohë dhe mendoni se si të organizoni një mëngjes argëtues, por megjithatë kalorik dhe të shëndetshëm.
Fëmijët të cilët janë topolak, natyrisht, gjithashtu duhet të hanë mëngjes.Në këtë mënyrë do të parandaloni sulmet e urisë gjatë paraditës apo drekës gjegjësisht zgjidhjen e urisë me ‘snacks’ apo ëmbëlsira. Studimet kanë treguar se fëmijët të cilët rregullisht hanë mëngjes, kanë BMI (body mass index) – indeks më të ulët të masës trupore për dallim nga fëmijët që shmangin mëngjesin.
Format tjera argëtuese dhe të larmishme të “drithërave”, zakonisht nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta me drithërat. Përveç kësaj këto produkte zakonisht përmbajnë vitamina artificiale. Për këtë më së miri është të zgjedhni drithëra pa ndonjë aditiv. Ato mund vetëm t’i shtoni sipas dëshirës dhe shijes. Këto mund të jenë bajame, susam, liri, fruta të freskëta sezonale, fruta të thata (kumbulla, rrush, kajsi, boronica të kuqe …)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...